RTV AHIRETI
Uncategorized

Situatë e qetë në pikat kufitare, pritjet nuk kalojnë pesë minuta

situate-e-qete-ne-pikat-kufitare,-pritjet-nuk-kalojne-pese-minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 16:19, në të gjitha pikat kufitare hyrëse dhe dalëse nuk janë raportuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa koha e pritjes për kalimin e kufirit nuk i kalon pesë minutat.

Megjithëse gjatë kësaj periudhe të vitit pritet shtim i lëvizjeve për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime verore, aktualisht situata mbetet e qetë dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen rregullisht për përditësimet para se të nisen drejt pikave kufitare.





Related posts

Kryediplomati shqiptar pret në takim Konjufcën, theksohet koordinimi “në çdo çështje të interesit kombëtar”

Kushtrim Guraj

Bora rikthehet në Kroaci, preken disa qytete

Kushtrim Guraj

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Kushtrim Guraj