RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton rikonstruimin e qeverisë, zgjidhen tetë ministra të rinj

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-voton-rikonstruimin-e-qeverise,-zgjidhen-tete-ministra-te-rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjedhjen e ministrave të rinj në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, pasi propozimet morën mbështetjen e 69 deputetëve, raporton Anadolu.

Me shumicën e votave “pro”, deputetët votuan emërimin e ministrave të rinj në disa dikastere qeveritare.

Zgjedhja e ministrave të rinj vjen si pjesë e rikonstruimit të kabinetit qeveritar, me qëllim “forcimin e funksionimit të institucioneve dhe rritjen e efikasitetit në disa sektorë kryesor”.

Ministër i ri i Drejtësisë u emërua Jeton Shasivari (VLEN), ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive, Agon Ferati (VLEN), ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski (Lëvizja ZNAM), ministër i Shëndetësisë, Sasho Klekovski (VMRO-DPMNE), ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski (VMRO-DPMNE), ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq (DPSM), ministër i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani (VLEN) dhe ministër pa resor, Erxhan Demir.

Rikonstruimi i qeverisë u propozua nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ishte në rendin e ditës të seancës së 112-të parlamentare.

Më herët, si pjesë e rikonstruimit të qeverisë, u shkarkuan disa ministra nga dikasteret në fjalë, duke i hapur rrugë emërimit të ministrave të rinj.

Ndërrimi i ministrave në qeveri ndodh në gjysmën e mandatit të kryeministrit Mickoski. Në një konferencë për media më herët pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kryetar i të cilit është, ai tha se ky rindërtim i qeverisë shënon fillimin e një faze të re pas dy viteve të kaluara të punës së kësaj qeverie, “të mbushura me sfida serioze, duke hedhur themele, duke stabilizuar situatën dhe duke zbatuar projekte të mëdha”.

Related posts

Përpjekja e Francës për ta eliminuar rrezikun nga IS-K gjatë Olimpiadës

admin

Lirohen politikanët serbë që u arrestuan tek Ura e Ibrit

Muhamet Ramadani

Raportohet se Rusia regjistron ‘qindra viktima’ çdo ditë në Ukrainë

admin