RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

zejnulla-gashi-merr-zyrtarisht-detyren-e-kryeprokurorit-te-shtetit:-do-te-jem-ne-sherbim-te-te-gjithe-qytetareve

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Kryeprokurorit të ri, Zejnulla Gashi, në një ceremoni të mbajtur të mërkurën.

Me rastin e dorëzimit të detyrës, Qalaj i uroi suksese pasuesit të tij dhe e ftoi që ta ushtrojë me përgjegjësi funksionin e ri.

“Ju ftoj ta merrni këtë përgjegjësi me përkushtim dhe ju uroj shumë suksese në detyrën e re”, deklaroi Qalaj.

Nga ana e tij, Kryeprokurori i ri, Zejnulla Gashi, u shpreh se do ta kryejë mandatin në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të sundimit të ligjit.

“Do të jem kryeprokuror i të gjithëve. Së bashku do të punojmë në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, tha Gashi.

Zejnulla Gashi ishte zgjedhur më herët në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa emërimi i tij u dekretua zyrtarisht nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Related posts

KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete

RTI

Mbi gjysmë milion euro i kushtojnë shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

admin

Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin onlajn mbi fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

admin