RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Turqia nuk do të lejojë grupet terroriste të strehohen në Siri dhe Irak

cavusoglu:-turqia-nuk-do-te-lejoje-grupet-terroriste-te-strehohen-ne-siri-dhe-irak

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia nuk do të lejojë që organizata terroriste PKK/PYD/YPG të strehohet në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të lejojmë që PKK/PYD/YPG të strehohet në Siri dhe Irak. Pa marrë parasysg se çfarë thotë dikush për këtë, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha Çavuşoğlu në parlamentin turk në Ankara.

Muajin e kaluar, Turqia nisi operacionin “Kthetra-Shpata” në zonat veriore të Irakut dhe Sirisë, një fushatë ajrore ndërkufitare kundër grupit terrorist PKK, i cili ka strehë nëpër kufijtë e Irakut dhe Sirisë nga ku ata planifikojnë dhe ndonjëherë ekzekutojnë sulme në tokën turke.

Pas nisjes së operacionit ajror, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjithashtu sinjalizoi një operacion tokësor në veri të Irakut dhe në veri të Sirisë për të eliminuar kërcënimin terrorist.

“Në Siri, ne kemi qenë në bisedime me regjimin për një kohë, përmes shërbimeve të inteligjencës. Nëse regjimi vepron realisht, ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit, në procesin politik dhe kthimin e sirianëve. Është e paimagjinueshme ndryshe”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu theksoi se Turqia ndjek të njëjtën politikë në Irak, duke shtuar se Ankaraja i ofron qeverisë qendrore dhe asaj rajonale të Irakut bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.

“Nëse bashkëbiseduesit tanë i dëgjojnë thirrjet tona, ne do të marshojmë së bashku dhe do të luftojmë terrorizmin së bashku”, u shpreh ai.

PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqisë, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja, është përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së terroriste.

Related posts

Shtyhet rigjykimi për veteranët, prokurorisë s’i mjaftoi një vit kohë

rezart morina

“Palestinezët nuk do të mposhten”, thotë për AA aktivisti izraelit Peled, nip i një prej themeluesve të Izraelit

admin

Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit

admin