RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA përfundon natën e shtatë radhazi të sulmeve ndaj Iranit

shba-perfundon-naten-e-shtate-radhazi-te-sulmeve-ndaj-iranit

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ushtria amerikane ka përfunduar natën e shtatë radhazi të sulmeve ndaj Iranit.

Sipas deklaratës, forcat amerikane përdorën avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe mjete të tjera ushtarake për të goditur pika vëzhgimi, infrastrukturë logjistike ushtarake, depo nëntokësore të armëve dhe kapacitete detare.

CENTCOM bëri të ditur se operacionet përfunduan në orën 21:30 sipas kohës lindore të SHBA-së më 17 korrik.

Në deklaratë thuhet se operacionet po zhvillohen me urdhër të presidentit të SHBA-së dhe se bllokada detare ndaj porteve iraniane vazhdon të zbatohet plotësisht.

Po ashtu, CENTCOM theksoi se më shumë se 50 mijë ushtarë amerikanë janë të dislokuar në Lindjen e Mesme dhe mbeten në gatishmëri të plotë. /mesazhi

Related posts

Mbi 45 milionë euro borxhe nga bizneset e amvisëria ndaj KRU “Prishtinës”

admin

Situata ‘vërtet kritike’ në të gjithë Gazën

admin

BE-ja planifikon t’i mbledhë rreth 140 miliardë € nga fitimet e disa kompanive të energjisë

admin