RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

14 palestinezë vriten në sulmet izraelite në Gaza, tetë gjatë një ceremonie mortore

14-palestineze-vriten-ne-sulmet-izraelite-ne-gaza,-tete-gjate-nje-ceremonie-mortore

Të paktën 14 palestinezë u vranë në disa sulme izraelite në Rripin e Gazës të premten, ndërsa tetë prej tyre humbën jetën gjatë një sulmi me dron që goditi një procesion mortor në kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas autoriteteve shëndetësore dhe mbrojtjes civile në Gaza.

Sipas Spitalit Al-Awda, sulmi në zonën e tregut Al-Balata plagosi edhe të paktën 20 persona. Dëshmitarët thanë se droni goditi një grup qytetarësh që ishin mbledhur pranë Xhamisë Ahmad Yassin, duke u përgatitur të përcillnin për në varrim një palestinez të vrarë më herët gjatë së njëjtës ditë.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer sulmin, duke pretenduar se kishte në shënjestër një “qelizë terroriste”. Megjithatë, ajo tha se është në dijeni të raportimeve për viktima civile dhe se rrethanat e sulmit janë duke u shqyrtuar.

Lëvizja Hamas e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë një “krim të rëndë” dhe duke akuzuar Izraelin për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në Gaza, ndërsa pretendoi se sulmet po vazhdojnë pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar. /mesazhi

Related posts

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Kushtrim Guraj

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampi Jenin pas operacionit ushtarak 3-ditor

admin

SHBA, policia ndërhyn ndaj protestuesve armenë që u përpoqën të provokojnë konferencën për Turqinë

admin