RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump fajëson Kanadanë për tymin nga zjarret pyjore që po mbulon qytetet amerikane

trump-fajeson-kanadane-per-tymin-nga-zjarret-pyjore-qe-po-mbulon-qytetet-amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fajësoi Kanadanë për tymin nga zjarret pyjore që ka mbuluar pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërcënoi se do ta përfshijë koston e ndotjes në tarifat ndaj importeve kanadeze, transmeton Anadolu.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen pa nevojë me ajër të pistë, të ndotur dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme!”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Ai tha se më vonë gjatë ditës do të telefonojë kryeministrin kanadez “për të mësuar se çfarë do të bëjnë lidhur me këtë”.

Trump akuzoi Kanadanë se refuzon “të angazhohet në menaxhimin bazë të pyjeve dhe largimin e mbetjeve”, duke e cilësuar këtë si “neglizhencë të qëllimshme”, që sipas tij është bërë “një dukuri e përvitshme, e cila u kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë”.

Ai tha se kostoja e ndotjes “duhet domosdoshmërisht t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”.

Komentet e Trumpit erdhën në një kohë kur tymi i përhapur drejt jugut nga zjarret e mëdha pyjore në Kanada e çoi Detroitin, Çikagon dhe Washingtonin në krye të renditjes globale të qyteteve të mëdha me ndotjen më të lartë të ajrit.

Related posts

Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit të Izraelit në Rafah

admin

Ushtria amerikane, ikje plotësisht nga Iraku

Irfan Jahiu

Ukraina zhvendos Ditën e Krishtlindjes që të distancohet nga Rusia

Muhamet Ramadani