RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani pezullon memorandumin e mirëkuptimit pasi “SHBA-ja shkeli zotimet e saj”

irani-pezullon-memorandumin-e-mirekuptimit-pasi-“shba-ja-shkeli-zotimet-e-saj”

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se Teherani ka pezulluar zbatimin e zotimeve të tij në kuadër të memorandumit të fundit të mirëkuptimit, pasi “SHBA-ja shkeli zotimet e saj”, transmeton Anadolu.

“SHBA-ja ka shkelur dhe pezulluar të gjitha zotimet e saj në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit”, tha Gharibabadi në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

“Edhe ne kemi pezulluar zotimet tona, nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të angazhuar me mbrojtjen e vendit”, shtoi ai.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme.

Përshkallëzimi ushtarak vjen pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i nënshkruar në muajin qershor, me synimin për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Related posts

Në një xhami në Angli mbahen trajnime pilates për besimtarët pas kryerjes së namazit

RTI

Kuleba: Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase

Muhamet Ramadani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, arrijnë në Ukrainë për vizitë të përbashkët

admin