RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ethet e derrave pushtojnë Serbinë, shpallet gjendja e emergjencës, 28 mijë të therur

ethet-e-derrave-pushtojne-serbine,-shpallet-gjendja-e-emergjences,-28-mije-te-therur

Një epidemi e vërtetë dhe e rrezikshme ka pushtuar Serbinë. Bëhet fjalë për virusin e etheve afrikane të derrit. Deri më tani ky infeksion është përhapur në 7 qarqe dhe 52 vendbanime të Serbisë.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura, me një prej tyre shumë afër kufirit me Kroacinë.

Sipas raportimeve të mediave në Beograd, deri më tani kanë ngordhur ose janë therrur më shumë se 28 mijë derra.

Ministria e bujqësisë paralajmëroi se vrasja në mënyra dhe ambiente të papërshtatshme të kafshëve përbën kërcënim serioz për njerëzit. Virusi i etheve afrikane të derrit u shfaq në europë në vitin 2007.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është një sëmundje me rrezikshmëri të lartë për njerëzit, por në rastin e derrave, sjell eleminimin e tyre në thuajse 100% të rasteve.

Related posts

Trump: Kompanitë e naftës do të shpenzojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

Muhamet Ramadani

Putin: Armët tona janë më të mira se të NATO-s

admin

Një në pesë persona në BE konsiderohet i rrezikuar nga varfëria! Komisioni Evropian prezanton strategjinë! Shtetet anëtare përgjegjëse për politikat sociale

admin