RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA u bën thirrje shtetasve të saj në Izrael të tregojnë kujdes mes rritjes së dhunës së lidhur me krimin e organizuar

shba-u-ben-thirrje-shtetasve-te-saj-ne-izrael-te-tregojne-kujdes-mes-rritjes-se-dhunes-se-lidhur-me-krimin-e-organizuar

Ambasada e SHBA-së në Kuds ka lëshuar një alarm të sigurisë, duke paralajmëruar shtetasit amerikanë për një rritje të ndjeshme të dhunës që lidhet me rivalitetet mes grupeve të krimit të organizuar në Izraelin qendror, transmeton Anadolu.

“Ambasada e SHBA-së në Kuds po monitoron nga afër raportimet për një rritje të dhunës, kryesisht në zonat e Tel Avivit, Jafës dhe Herzliyas”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas ambasadës, sulmet e fundit kanë përfshirë hedhjen e granatave të dorës ose granatave trullosëse ndaj automjeteve, banesave private dhe bizneseve, shpesh nga persona që lëviznin me motoçikleta.

Ambasada i këshilloi shtetasit amerikanë të tregojnë vigjilencë, veçanërisht në zonat tregtare gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.

Gjithashtu, ajo u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të shtuar të policisë, të raportojnë çdo objekt të dyshimtë tek autoritetet lokale dhe të rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë.

Ambasada inkurajoi gjithashtu udhëtarët të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP) për të marrë përditësime në kohë reale.

Në njoftim thuhet gjithashtu se qytetarët duhet të mbajnë në një vend të sigurt furnizimet thelbësore, përfshirë ushqim, ujë dhe barna.

Related posts

Marina izraelite shënjestron një varkë peshkimi palestineze në jug të Gazës

admin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Muhamet Ramadani

Nuk fokusohet dot te çështjet globale për shkak të problemeve të brendshme, BE humb imazh në Azinë Juglindore

admin