RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani në zi me mbi 1,000 viktima; Pezeshkian thirrje për siguri të përbashkët në rajon

irani-ne-zi-me-mbi-1,000-viktima;-pezeshkian-thirrje-per-siguri-te-perbashket-ne-rajon

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka bërë thirrje për unitet rajonal dhe bashkëpunim mes vendeve të Lindjes së Mesme, ndërsa numri i viktimave nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ka kaluar shifrën 1,000.

Në deklaratat e tij, Pezeshkian theksoi se siguria dhe stabiliteti duhet të arrihen përmes përpjekjeve të përbashkëta të shteteve të rajonit dhe me respekt të plotë për sovranitetin e secilit vend. Ai u shpreh se Teherani është i detyruar të mbrojë veten pas asaj që e quajti “agresion amerikan-izraelit”.

Sipas presidentit iranian, Irani nuk kërkon përshkallëzim, por do të reagojë për të mbrojtur territorin dhe popullin e tij, duke shtuar se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. /mesazhi

Related posts

Osmani: Zvarritja e dialogut është në interesin e Serbisë

admin

Angli: Kryepeshkopi i Canterbury-t kritikon projektligjin për emigracionin

admin

BE thirrje Kosovës: Zgjedhjet e parakohshme të shpallen sa më shpejtë

Muhamet Ramadani