Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit të Izraelit po diskutojnë mundësinë e një takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, javën e ardhshme, transmeton Anadolu.
Sipas raportit të portalit Axios, takimi i propozuar në Zyrën Ovale do të pasonte dështimin e Netanyahut për të siguruar një takim me Trumpin javën e kaluar. Kryeministri izraelit pritet të udhëtojë të martën drejt Washingtonit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të senatorit Lindsey Graham.
Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe një burim izraelit thanë për Axios se deri më tani nuk është caktuar ende një takim mes dy liderëve.
Netanyahu e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë gjashtë herë që nga rikthimi i Trumpit në detyrë, më shumë se çdo lider tjetër botëror.
Anadolu kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për konfirmim, por nuk mori përgjigje.
Sipas Axios, zyrtarët izraelitë në

