RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion kundër drogës në Mitrovicë të Veriut

aksion-kunder-droges-ne-mitrovice-te-veriut

Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër drogës në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, tha se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë.

“Banesa është shfrytëzuar nga S.M. [shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb] janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poça elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, tetë shok-bomba të modifikuara”, tha Elshani në një përgjigje për Kohën.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës kryen aksione kundër drogës, apo kundër kriptovalutave në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në shkurt policia ka zbuluar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut. Ndërkaq në maj të vitit të kaluar, policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.

Autoritetet e rendit gjithashtu kanë kryer disa aksione në Kosovë – përfshirë në veri – kundër mihjes së kriptovalutave.

Related posts

Nga e hëna nxënësja me mbulesë kthehet në shkollë

admin

Pakistani i kërkon SHBA-së të zbatojë Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit

RTI

Misteri i “Trekëndëshit të Alaskës”, shkencëtarët ende pa një përgjigje për zhdukjen enigmatike të 20 mijë njerëzve

admin