RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të gjithë 25 personat e bllokuar pas shpërthimit në tunelin në verilindje të Indisë humbin jetën

te-gjithe-25-personat-e-bllokuar-pas-shperthimit-ne-tunelin-ne-verilindje-te-indise-humbin-jeten

Të gjithë 25 personat që mbetën të bllokuar në një tunel pas një shpërthimi në verilindje të Indisë kanë humbur jetën, transmeton Anadolu.

Sipas Korporatës Shtetërore Kombëtare të Energjisë Hidroelektrike (NHPC), të 25 personat mbetën të bllokuar të hënën në një tunel në ndërtim në kuadër të një projekti hidroelektrik në rrethin Namchi të shtetit Sikkim, pas një “çlirimi të papritur të dyshuar të gazit metan të pranishëm brenda shkëmbinjve, i cili shkaktoi një shpërthim duke prodhuar tym të dendur dhe gaze toksike”.

Nga personat e bllokuar, thuhet në deklaratë, 19 ishin punëtorë të kompanisë Patel Engineering Limited.

Autoritetet njoftuan se “operacioni i gjerë i kërkim-shpëtimit” kishte përfunduar “pas katër ditësh përpjekjesh të pandërprera nga agjenci të shumta të shpëtimit”.

“Fatkeqësisht, të 25 personat humbën jetën dhe trupat e tyre u nxorën gjatë zhvillimit të operacionit”, thuhej në deklaratë.

Autoritetet thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit të djegshëm”, megjithëse “shkaku i saktë do të konfirmohet pas një hetimi të detajuar nga ekspertët”.

Related posts

Shpërthen fabrika farmaceutike në Indi, 50 të vdekur dhe 40 të plagosur

admin

Motra e shtatzënës së vrarë jep detaje të rastit, tregon si e kishte kuptuar vrasjen

admin

Izraeli nis stërvitje ushtarake në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanit

RTI