RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nis stërvitje ushtarake në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanit

izraeli-nis-stervitje-ushtarake-ne-bregun-perendimor-dhe-luginen-e-jordanit

Izraeli nisi sot stërvitje ushtarake tre-ditore në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Luginën e Jordanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se gjatë stërvitjes do të përdoren dronë dhe armë të ndryshme ndërsa “lëvizja e shtuar e forcave të sigurisë dhe avionëve do të ndihet në zonë”.

Transmetuesi publik i Izraelit KAN tha se stërvitja do të simulojë zmbrapsjen e ngjarjeve të ngjashme me ato të 7 tetorit 2023.

Ushtria izraelite nisi sulme vdekjeprurëse në Rripin e Gazës në tetor 2023, duke vrarë më shumë se 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe duke plagosur mbi 170 mijë të tjerë.

Tel Avivi përshkallëzoi sulmet e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë të njëjtës periudhë, duke vrarë më shumë se 1.069 palestinezë dhe duke plagosur 10.300 të tjerë, thonë shifrat palestineze.

Në një mendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Në Francë vihen në punë reaktorë të tjerë bërthamorë

admin

Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

admin

Me gomone drejt Anglisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik

admin