RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati polak i kërkon Izraelit të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

kryediplomati-polak-i-kerkon-izraelit-te-ndaloje-zgjerimin-e-vendbanimeve-te-paligjshme-ne-bregun-perendimor

Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Radoslaw Sikorski, i ka kërkuar Izraelit të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke rikonfirmuar mbështetjen e Polonisë për një zgjidhje me dy shtete gjatë bisedimeve me ministren e Punëve të Jashtme e Palestinës, Varsen Aghabekian Shahin, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Varshavë, Sikorski bëri thirrje për ndalimin e asaj që ai e përshkroi si marrje të paligjshme të tokës palestineze dhe dhunë nga kolonët.

“Bregu Perëndimor nuk është pjesë e Izraelit”, tha Sikorski, duke kërkuar “përfundimin e marrjes së paligjshme të tokës, dhunës së kolonëve dhe çmontimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të mbrojë vendet e adhurimit, të sigurojë qasje të papenguar për besimtarët e të gjitha feve dhe të lirojë të ardhurat doganore dhe tatimore të mbledhura në emër të Autoritetit Palestinez.

Sikorski tha se Polonia e ka njohur Shtetin e Palestinës që nga viti 1988 dhe ka vazhduar të ofrojë mbështetje politike dhe humanitare.

“Ndërsa ndihmojmë Ukrainën fqinje të mbrohet, ne po mbështesim gjithashtu Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

Related posts

Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë qendrën kulturore të fëmijëve në Khan Younis të Gazës

Muhamet Ramadani

Sot fillon Samiti për Ukrainën, Osmani në Zvicër për ta përfaqësuar Kosovën

Muhamet Ramadani

Presidenti i Egjiptit takon ministrin e Jashtëm saudit mes përshkallëzimit të situatës në Jemen

admin