RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë qendrën kulturore të fëmijëve në Khan Younis të Gazës

sulmet-ajrore-izraelite-shkaterrojne-qendren-kulturore-te-femijeve-ne-khan-younis-te-gazes

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesën e Shoqatës Kulturore dhe të Mendimit të Lirë në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, e cila ka shërbyer si qendër për aktivitete edukative dhe sociale të fëmijëve për vite me radhë, raporton Anadolu.

Ndërtesa e qendrës kulturore, e shënjestruar nga ushtria izraelite, për një periudhë të gjatë ka pritur projekte artistike, kulturore dhe edukative për fëmijët në zonë.

Para luftës izraelite, shoqata u ka ofruar mijëra fëmijëve mbështetje edukative, rehabilitim psikosocial dhe programe artistike, duke e bërë atë një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile në Gaza.

Në fillim të muajit tetor, midis Izraelit dhe Hamasit u arrit një marrëveshje armëpushimi në Gaza, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Faza e parë përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, ndërsa plani po ashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën kryesisht në të pabanueshme.

Related posts

Pas djegies së Kuranit në Suedi, në 40 shtete të botës u kënduan hatme të Kuranit

admin

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë vitit 2022

admin

Lufta me Ukrainën, Putin: Rusia nuk do të shpallë armëpushim, është e kot që…

admin