RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Nevojat humanitare po rriten me përshkallëzimin e ri të konfliktit

okb:-nevojat-humanitare-po-rriten-me-pershkallezimin-e-ri-te-konfliktit
Pasojat humanitare të përshkallëzimit më të fundit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë mbylljen e Ngushticave të Hormuzit dhe Bab al-Mandebit, “po vazhdojnë të rriten,” deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Ky tensionim rrezikon të bllokojë më tej tregtinë detare, fluturimet, kalimet kufitare dhe zinxhirët rajonalë të furnizimit, nga të cilët varen miliona njerëz.
Sipas Dujarric, çdo pengesë e mëtejshme mund të rrisë nevojat dhe kostot humanitare në një kohë kur operacionet e ndihmës janë tashmë të nënfinancuara dhe të mbingarkuara. OKB-ja iu bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, të mbrojnë civilët dhe objektet civile, si dhe të shmangin ndërprerjen e shërbimeve thelbësore. /mesazhi

Related posts

833 Izraelitë pushtojnë Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem

admin

Myftiu Tërnava, priti në takim akademikët Fetih Mehdiun dhe Muhamed Mufakun

admin

“Që nga 7 tetori janë kryer mbi 490 sulme nga Izraeli në qendrat shëndetësore në territoret palestineze”

Muhamet Ramadani