Katër palestinezë u vranë sot dhe katër të tjerë u plagosën, tre në gjendje kritike, në një sulm nga forcat izraelite dhe pushtuesit në qytetin Tell, në jugperëndim të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
“Numri i të vrarëve në Tell, në jugperëndim të Nablusit është rritur në 4 me 4 të tjerë të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike”, tha në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Burimet lokale dhe të sigurisë thanë se pushtuesit izraelitë sulmuan shtëpitë palestineze në qytet dhe hapën zjarr drejt dy shtëpive.

