RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Lufta në Ukrainë është një konflikt mes dy kombeve sllave, nuk është afër nesh

orban:-lufta-ne-ukraine-eshte-nje-konflikt-mes-dy-kombeve-sllave,-nuk-eshte-afer-nesh

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mbajti të shtunën fjalimin e tij të rregullt vjetor mbi gjendjen e kombit hungarez, në të cilin ai ka theksuar se Evropa është vazhdimisht duke u futur në luftën në Rusi. Sipas tij, një luftë prokure tashmë është duke u zhvilluar sepse “Perëndimi po furnizon me më shumë armë vdekjeprurëse Kievin dhe madje mund të dërgojë forca paqeruajtëse në Ukrainë”.

“Vendet e Evropës, si somnambul në çati, po futen vazhdimisht në luftën me Rusinë. Nëse dorëzoni armë, jepni informacione satelitore, stërvitni ushtarë të njërës prej palëve ndërluftuese, financoni punën e të gjithë aparatit shtetëror, futni sanksione ndaj palës tjetër, çfarëdo që të thoni, jeni pjesëmarrës në luftë, tani për tani në mënyrë indirekte”, ka thënë Orban.

E vetmja rrugëdalje e duhur për Hungarinë, beson Orban, është të qëndrojë larg konfliktit, sepse “ai po ndodh midis dy kombeve sllave dhe nuk është afër hungarezëve”.

“Konflikti në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me negociata midis Rusisë dhe SHBA-së. Kjo do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme dhe sa më vonë të ndodhë, aq më i lartë do të jetë çmimi”, ka thënë Orban.

Ai ka thënë se qeveria hungareze nuk beson se Rusia po cenon sigurinë e Hungarisë dhe të gjithë Evropës.

“Kur bëhet fjalë për armët atomike, situata është e tillë që lufta në Ukrainë as nuk e rrit e as nuk e ul rrezikun e përdorimit të tyre”, ka thënë ai.

Në fund, ai kritikoi Kievin, Brukselin dhe Uashingtonin për trajtimin e tyre ndaj pakicës kombëtare hungareze në Ukrainën perëndimore.

“Ndërsa shumë hungarezë në Ukrainë po vdesin me vdekje heroike në front, simbolet kombëtare hungareze në Mukachevo dhe Munkach po hiqen dhe drejtorët hungarezë të shkollave po zëvendësohen”, përfundoi Orban. /koha

Related posts

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

admin

Zelensky fton Muskun: Eja dhe shih çfarë ka bërë Rusia

admin

Mbi 1 milion euro subvencion për Trepçën

rezart morina