RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

​15-vjet-nga-aksioni-ne-pikat-kufitare-ne-veri,-ku-u-vra-polici-enver-zymberi

Sot bëhen 15 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”

Related posts

Kapet rrjeti më i madh terrorist në Gjermani | Bahri Cani

admin

Londra po shqyrton me kujdes përgjigjen pasi Rusia dëboi diplomatin britanik

RTI

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

admin