RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bastisje të koordinuara dhe sulme nga kolonët izraelitë në Bregun e Perëndimor të pushtuar

bastisje-te-koordinuara-dhe-sulme-nga-kolonet-izraelite-ne-bregun-e-perendimor-te-pushtuar
Forcat izraelite kanë ndërmarrë një valë bastisjesh të koordinuara gjatë orëve të natës në disa zona të Bregut të Perëndimor të pushtuar, ndërkohë që raportohet edhe për sulme të reja nga ana e kolonëve ekstremistë izraelitë ndaj popullsisë lokale.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga terreni, ushtria izraelite ka mësyrë kampin e refugjatëve Aqabat Jabr, në jug të Xherikos, si dhe ka hyrë me mjete ushtarake në qytetin e Qalqilyas. Operacione të ngjashme janë regjistruar edhe në guvernatoratin e Ramallahut, ku shënjestër e bastisjes ka qenë fshati Kobar.
Situatë e tensionuar paraqitet edhe në veri të Jerusalemit, ku trupat kanë hyrë në qytezën Kafr Aqab. Paralelisht, në guvernatoratin e Jeninit, ushtarët izraelitë kanë mësyrë qytezën Yabad dhe fshatrat Zababdeh e Burqin, ndërsa një tjetër operacion ushtarak ka vënë në shënjestër fshatin Faroun, në jug të Tulkaremit.
Raportohet se njësi të shumta ushtarake kanë depërtuar gjithashtu në fshatrat Tal dhe Qaryut, si dhe në qytezën Beit Furik pranë Nablusit. Në fshatin Tal, forcat izraelite kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë arrestimesh, ndërsa në Beit Furik janë kryer kontrolle të rrepta shtëpi më shtëpi. Gjatë bastisjes në Qaryut, ushtarët kanë hedhur gaz lotsjellës drejt shtëpive të banorëve palestinezë.
Përveç operacioneve ushtarake, dhuna është përshkallëzuar edhe nga kolonët izraelitë, të cilët kanë sulmuar banesat e palestinezëve në fshatin Urif, në jug të Nablusit, duke shkaktuar panik mes banorëve lokalë. /mesazhi

Related posts

Erdoğan bisedë telefonike me presidenten e KE-së, diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE

admin

Moti i keq në Itali mbyt jahtin me 22 persona në bord, 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur

admin

Gjermania konfirmon dërgimin e 150 ushtarëve në KFOR

Muhamet Ramadani