RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trupi i ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Khamenei, u transportua në procesionin mortor në Teheran

trupi-i-ish-udheheqesit-suprem-te-iranit,-khamenei,-u-transportua-ne-procesionin-mortor-ne-teheran

Trupi i udhëheqësit suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u bart nëpër rrugët e Teheranit në orët e para të mëngjesit të së hënës, në kuadër të procesionit mortor, ndërsa mijëra qytetarë u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit ish-liderit suprem, transmeton Anadolu.

Procesioni është pjesë e ceremonive mortore disaditore, të cilat pritet të vazhdojnë deri në varrimin e Khameneit.

Khamenei u vra në një sulm të përbashkët amerikano-izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar javë të tëra lufte dhe përshkallëzim të tensioneve në të gjithë rajonin.

Ceremonitë mortore nisën zyrtarisht të premten, ku liderë të huaj dhe delegacione zyrtare nga rajoni dhe vende të tjera i bënë homazhe udhëheqësit të ndjerë suprem iranian.

Sipas programit zyrtar, pas ceremonive të lamtumirës me pjesëmarrjen e qytetarëve, të hënën në Teheran do të mbahet procesioni kryesor mortor.

Më pas, ceremonitë mortore do të vazhdojnë më 7 korrik në qytetin e Qomit. Më 8 korrik janë planifikuar ceremoni në Bagdad, Nexhef dhe Qerbela, ku trupi do të pritet nga personalitete fetare dhe politike.

Ceremonia përfundimtare e varrimit është planifikuar të mbahet më 9 korrik në tyrben e Imam Rizasë, një nga vendet më të shenjta të muslimanëve shiitë në Iran.

Related posts

Pako me cigare elektronike me vlerë rreth 10 mijë € gjenden të fshehura në një autobus në pikën kufitare të Merdarës dhe sekuestrohen

admin

Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë

admin

Erdoğan: AK Partia doli e para në çdo zgjedhje ku mori pjesë

Muhamet Ramadani