RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenocid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

sadiq-khan:-netanyahu-po-kryen-gjenocid-dhe-nuk-eshte-i-mirepritur-ne-londer
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se Benjamin Netanyahu është përgjegjës për kryerjen e gjenocidit në Gazë, duke shtuar se do t’i bëjë presion qeverisë britanike për arrestimin e kryeministrit izraelit nëse ai viziton kryeqytetin britanik.
Kjo deklaratë vjen pas qëndrimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili e quajti Netanyahun kriminel lufte dhe kërkoi që qeveria federale e SHBA-së ta arrestojë atë në emër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) gjatë një vizite të planifikuar në Amerikë.
I pyetur nga “Channel 4 News” nëse do të ndiqte të njëjtin shembull, Khan u përgjigj: “Unë kam kompetenca të ndryshme nga kryebashkiaku i Nju Jorkut. Por besoj se në Gazë po kryhet gjenocid dhe mendoj se Netanyahu është përgjegjës”. Ai shtoi se si autor i gjenocidit, kryeministri izraelit ka shkelur ligjin dhe duhet të përballet me drejtësinë. /mesazhi

Related posts

OKB paralajmëron për mizori të paimagjinueshme në Sudanin perëndimor

RTI

Xhudisti Zekaj mposht serbin, kualifikohet për medalje të bronztë

Irfan Jahiu

Greqia autostradë drejt Shqipërisë, do ndërtohet rruga Janinë-Kakavijë me 4.5 milionë euro kilometri

admin