RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenocid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

sadiq-khan:-netanyahu-po-kryen-gjenocid-dhe-nuk-eshte-i-mirepritur-ne-londer
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se Benjamin Netanyahu është përgjegjës për kryerjen e gjenocidit në Gazë, duke shtuar se do t’i bëjë presion qeverisë britanike për arrestimin e kryeministrit izraelit nëse ai viziton kryeqytetin britanik.
Kjo deklaratë vjen pas qëndrimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili e quajti Netanyahun kriminel lufte dhe kërkoi që qeveria federale e SHBA-së ta arrestojë atë në emër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) gjatë një vizite të planifikuar në Amerikë.
I pyetur nga “Channel 4 News” nëse do të ndiqte të njëjtin shembull, Khan u përgjigj: “Unë kam kompetenca të ndryshme nga kryebashkiaku i Nju Jorkut. Por besoj se në Gazë po kryhet gjenocid dhe mendoj se Netanyahu është përgjegjës”. Ai shtoi se si autor i gjenocidit, kryeministri izraelit ka shkelur ligjin dhe duhet të përballet me drejtësinë. /mesazhi

Related posts

Vritet vajza e aleatit të ngushtë të Vladimir Putin

admin

Irani: Programi i raketave nuk është pjesë e bisedimeve me SHBA-në

RTI

Osmani: BE të mos i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

admin