RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-e-turqise

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në një vizitë lamtumirëse, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadorit Angili në Kosovë.

“Gjeneralmajor Ulutas shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga ambasadori turk gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Related posts

Pakistan, rritet numri i të evakuuarve nga rajonet e goditura nga përmbytjet

Muhamet Ramadani

Rusia dhe Ukraina sulme ndaj njëra-tjetrës, lëshohen qindra dronë

RTI

Ministri i Jashtëm i Iranit i quan bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani me SHBA-në një “fillim të mirë”

admin