RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Smotrich njofton zgjerimin e një vendbanimi ilegal izraelit pranë Nablusit

smotrich-njofton-zgjerimin-e-nje-vendbanimi-ilegal-izraelit-prane-nablusit

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka njoftuar planin për ndërtimin e 763 njësive të reja banimi në vendbanimin ilegal Eli, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë Anadolu, Smotrich tha për televizionin izraelit Channel 14 se qeveria do të vazhdojë ndërtimin e vendbanimeve dhe fermave të reja.

Sipas raportimeve, 763 njësitë e reja do të trefishonin madhësinë e vendbanimit Eli në vitet e ardhshme.

Njoftimi vjen disa ditë pas një sulmi pranë fshatit Tal, në jugperëndim të Nablusit, ku u vranë katër palestinezë dhe dy izraelitë, sipas autoriteteve palestineze.

Në fillim të këtij muaji, Smotrich tha se kabineti izraelit i sigurisë kishte miratuar një buxhet prej 1.3 miliardë shekelësh, rreth 434 milionë dollarë, për krijimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. /mesazhi

Related posts

BE-ja hap procedim formal kundër TikTok-ut për shkelje të aktit të shërbimeve digjitale

Muhamet Ramadani

Greqi – Rreziku i epidemive mbetet i lartë ndërsa vendi po rimëkëmbet pas stuhisë

Muhamet Ramadani

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me pesë vjet burg për pengim të drejtësisë, Yoon Suk Yeol përballet edhe me shtatë gjyqe të tjera

admin