RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Shkeljet e marrëveshjes së vitit 1974 nga Izraeli duhet të ndalen

guterres:-shkeljet-e-marreveshjes-se-vitit-1974-nga-izraeli-duhet-te-ndalen

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka deklaruar se shkeljet e marrëveshjes së vitit 1974 për ndarjen e forcave mes Izraelit dhe Sirisë janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

Në një postim në rrjetin X, Guterres theksoi se sovraniteti, pavarësia, uniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen plotësisht.

Guterres mbërriti në Siri të shtunën, në vizitën e parë të një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në vend që nga viti 2009. Gjatë vizitës, ai rikonfirmoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Sirinë dhe bëri thirrje për më shumë përpjekje ndërkombëtare për të ndihmuar popullin sirian.

Sipas autoriteteve siriane, Izraeli vazhdon të shkelë marrëveshjen e vitit 1974 përmes ndërhyrjeve në jug të Sirisë, bastisjeve dhe arrestimeve, shkatërrimit të tokave dhe bombardimeve.

Siria kërkon vazhdimisht tërheqjen e forcave izraelite nga territori i saj dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa për të siguruar tërheqjen e plotë të Izraelit nga jugu i vendit. /mesazhi

Related posts

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin

Parlamenti Evropian propozon kufizim të mediave sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Muhamet Ramadani

Juria e shpall fajtor/ Donald Trump, ish-Presidenti i parë amerikan që dënohet për vepra penale

admin