RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdekja e trishtueshme në banjo e një princi saudit

vdekja-e-trishtueshme-ne-banjo-e-nje-princi-saudit

Kur Zoti të dhuron lindjen në Islam dhe ti e refuzon si dhuratë!

Mbretëria saudite, udhëheqja e një shteti në tokën e të cilit Zoti shpalli fenë e Tij për njerëzimin, Islamin, është tronditur nga fundi i hidhur i një princi që nuk jetonte siç i ka hije një muslimani.

Sipas medias britanike, Princi Abdullah bin Fahad bin Abdullah bin Abdulaziz bin Jalawi Al Saud u gjet i pajetë në dyshemenë e banjës së dhomës së tij në hotelin Marriott në Kensington, pasi një pastrues hyri në dhomën e mbyllur. Pavarësisht përpjekjeve të paramedikëve për ta ringjallur, ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Princi Abdullah ishte regjistruar në hotel më 19 nëntor për një qëndrim të planifikuar njëjavor. Pamjet e kamerave të sigurisë e treguan atë duke u kthyer vetëm pasi doli jashtë për një cigare mbrëmjen para vdekjes së tij.

Testet e toksikologjisë gjetën një përqendrim të alkoolit në gjak prej 222 mg për 100 ml, pothuajse tre herë limiti ligjor i Anglisë për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit, si dhe nivele potencialisht fatale të gama-hidroksibutiratit (GHB), së bashku me gjurmë kanabisi, alprazolami, i njohur zakonisht si Xanax, dhe ilaçe të tjera kundër ankthit.

Konstatimi final është efektet e kombinuara të alkoolit dhe substancave të shumta shkaktuan një arrest kardiak fatal.

Në eskatologjinë islame, kjo vdekje nën haram, për më tepër në banjo, përbën një shenjë të trishtueshme për atë që mund ta presë në jetën e amshueshme. /tesheshi

Related posts

Turqia ‘dënon ashpër’ bastisjen e grupeve fanatike hebreje në Al-Aksa

admin

U përfshinë në një sherr të dhunshëm duke rrahur tiktokerin, arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax

admin

Një tjetër gazetarë vritet në Gaza, numri total i tyre që nga 7 tetori rritet në 138

admin