RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kontradikta e thellë e Ramës ndaj Ballit Kombëtar: Po Mit’hat Frashëri ishte i dhënë pas pulave?!

kontradikta-e-thelle-e-rames-ndaj-ballit-kombetar:-po-mit’hat-frasheri-ishte-i-dhene-pas-pulave?!

Përdorimi i padenjë i gjuhës së Shefqet Musarajit për rastin e Agron Shehajt

Ana më e errët e një politikani e qeveritari është në kontradiktat e tij, të cekëta apo thella, por më shumë të thella, të cilat bëhen dhe shpërfaqëse të një karakteri që prodhon më pas dhe marrëzira me pasoja mbi vendin dhe shoqërinë që udhëheq. Fjala vjen, Berisha dallohet për inkoherencën e tij në qëndrime, ku çfarë thotë tani nuk e thotë pastaj, çfarë pohon sot e zhbën nesër, duke bërë që mos i besohet më asgjë për çfarë nxjerr nga goja.

Dhe jo pak përshkohet nga ky paradoks dhe Rama, një ofrues bese së fundi, ku mjaftojnë videot e kohëve të fundit ku sillen në kujtesë premtimet e tij para se të vijë në pushtet duke u ballafaquar me atë çfarë ka bërë në kushte qeverisjeje, për ta kuptuar se vetëm besë nuk ka patur në 13 vite.

Dhe rasti më i fundit kontradiktave të tij të thella është shpotitja e deputetit Agron Shehaj me gjuhën e Shefqet Musarajt, krijuesit të poemës së padenjë “Epopeja e Ballit Kombëtar”, me përdorimin e narrativës së ulët komuniste ndaj një force politike që edhe pse me disa gabime politike, ishte shumë më e denjë se partia e Enver Hoxhës. Pra, edhe për Ramën, ballistët ishin të dhënë pas pulave në nepsin e tyre të rëndomtë, por ndërkohë, pak vite më parë do nderonte si askush pas rënies së komunizmit, figurën e themelimit të Ballit, Mit’hat Frashëri, duke organizuar kthimin e eshtrave të tij në atdhe. Dhe është fjala për një gjigand të mendimit politik dhe kulturës shqiptare. E tani nuk shkon që ndërsa nderon themeluesin e Ballit flet njëherësh me gjuhën e Shefqet Musarajit mbi ballistët. /tesheshi

Related posts

Palestinezi në grevë urie për 160 ditë,  transferohet në spital pasi i përkeqësohet shëndeti

admin

BE e pranon: Nuk mund të marrim veprime për sulmin në Banjskë, nëse…

admin

Erdoğan: Ne e kemi bërë luftën kundër dhunës ndaj grave një politikë bazë

Muhamet Ramadani