RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja: Koreja e Veriut do të paguajë çmimin nëse siguron armë për Rusinë

shba-ja:-koreja-e-veriut-do-te-paguaje-cmimin-nese-siguron-arme-per-rusine

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi se Koreja e Veriut do të “paguajë çmimin” në rast se siguron armë për Rusinë, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp, Sullivan vlerësoi kontaktet në rritje kohët e fundit mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Mund të them këtë, se sigurimi i armëve për Rusinë për t’u përdorur në betejën e luftës për të konfiskuar territoret sovrane të një vendi tjetër duke vënë në objektiv hambarët dhe infrastrukturën e ngrohjes së qyteteve të mëdha teksa hyjnë në dimër, do të reflektojë në mënyrë negative ndaj Koresë se Veriut dhe ata do të paguajnë çmimin e kësaj në komunitetin ndërkombëtar”, tha Sullivan lidhur me situatën e sigurimit të armëve nga Pheniani ndaj Moskës për përdorimin e tyre në luftën në Ukrainë.

Duke bërë të ditur që e kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se nuk duhet të sigurojë armë ndaj Rusisë, Sullivan shtoi se do të vazhdojnë të vlerësojnë mundësitë për të parandaluar hapat që administrata e Phenianit do të ndërmarrë për të shitur armë.

Në lajmin e The New York të cilin e bazon mbi zyrtarë amerikanë, pretendohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, këtë muaj do të vizitojë Rusinë dhe se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të “diskutuar sigurimin e më shumë armëve për Moskën dhe mundësitë e bashkëpunimit ushtarak në fusha të ndryshme”.

Related posts

Përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në Nablus

admin

Te Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi! Ndërron jetë hafizi me famë ndërkombëtare, Bajram Ajeti

rezart morina

Akar: Türqia dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

admin