RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Takimi me Trump ishte “i shkëlqyer” dhe tregoi “partneritetin e plotë” SHBA-Izrael

netanyahu:-takimi-me-trump-ishte-“i-shkelqyer”-dhe-tregoi-“partneritetin-e-plote”-shba-izrael

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë disa deklarata në video pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar bisedën private në Shtëpinë e Bardhë si “të shkëlqyer”.

Takimi “pasqyroi një partneritet të plotë, mbështetje dypalëshe dhe një mirëkuptim për qëllimin e përbashkët që Irani të mos sigurojë armë bërthamore”, tha Netanyahu.

“Pati një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të bërë marrëveshje të rëndësishme për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit”, shtoi ai, pa dhënë detaje të tjera.

Më herët, Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin, ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane, si “pozitiv dhe produktiv”.

Ndërkohë, në Uashington, DC, u zhvilluan protesta kundër vizitës së Netanyahut, i cili kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. /mesazhi

Related posts

MSH bën thirrje për vaksinim dhe bartje të maskave në ambientet e mbyllura

admin

Osmani nis vizitën zyrtare në Slloveni, pritet me nderime shtetërore nga presidenti Pahor

admin

Putin raportohet se vendosi ta pushtojë Ukrainën në mars të vitit 2021

admin