RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Do të vizitoj New Yorkun pavarësisht thirrjeve të kryebashkiakut Mamdani për arrestimin tim

netanyahu:-do-te-vizitoj-new-yorkun-pavaresisht-thirrjeve-te-kryebashkiakut-mamdani-per-arrestimin-tim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se planifikon të udhëtojë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pavarësisht thirrjeve të kryebashkiakut të New York-ut, Zohran Mamdani, për zbatimin e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ndaj tij, transmeton Anadolu.

Një prezantues i “Fox News” i tha Netanyahut se Mamdani kishte sugjeruar se ai mund të arrestohej nëse udhëtonte në qytet, duke shtuar se një skenar i tillë “nuk do të ndodhë kurrë”.

“Së pari, unë po shkoj në New York”, tha Netanyahu, duke shtuar: “Patjetër që do të shkoj atje. Do të shkoj të them të vërtetën përballë këtij zyrtari të zgjedhur që përhap urrejtje”.

Netanyahu e akuzoi Mamdanin se po nxit përçarje mes banorëve të New Yorkut dhe se po shënjestron komunitetin hebre.

“Ai po vë një grup të njujorkezëve kundër të tjerëve. Po i kthen kundër hebrenjve të New Yorkut. Dua të them, a jemi në vitet 1930? Çfarë është kjo? Ka kaq shumë urrejtje. Ka kaq shumë gënjeshtra”, tha Netanyahu duke iu referuar përndjekjes së hebrenjve nga nazistët në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Kritikët e Netanyahut dhe Izraelit prej kohësh kundërshtojnë pretendimin se kritikat ndaj tyre barazohen me antisemitizëm. Gjatë fushatës së tij për kryebashkiak vitin e kaluar, Mamdani zhvilloi kontakte të shumta me komunitetin e madh hebre të New York.

Javën e kaluar, Mamdani e quajti Netanyahun “kriminel lufte” dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të zbatojë urdhërarrestin e GJNP-së ndaj tij nëse hyn në SHBA.

Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump u zotua se Netanyahu “nuk do të arrestohet” gjatë vizitës së tij në SHBA.

GJNP-ja në nëntor të vitit 2024 lëshoi urdhërarreste për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, ku më shumë se 73 mijë palestinezë janë vrarë në një ofensivë të ashpër që nga tetori i vitit 2023.

Duke folur për takimin e tij me Trumpin të martën në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu tha se ai ishte “i shkëlqyer”.

“Një nga takimet më të mira që kemi pasur ndonjëherë”, tha Netanyahu për “Fox News”.

“Unë gjithmonë urrej t’i zhgënjej kritikët tanë që përpiqen të gjejnë përçarje në aleancën tonë. Dhe ajo që gjejnë, si sot, është një mur graniti. Ne kemi një angazhim të përbashkët. Nuk duam ta shohim këtë regjim fanatik në Teheran të ketë armë bërthamore”, shtoi ai.

Related posts

Skenë si në filma/ Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, momenti i përplasjes mes dy grupeve (VIDEO)

admin

Qeveria në Gaza: Që nga 7 tetori e deri më tani janë zhdukur rreth 6.500 persona

Muhamet Ramadani

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Jens Stoltenberg: Shpresojmë t’i bashkohet aleancës brenda 10 viteve të ardhshme

admin