RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Po me këtë foshnje shtatëmuajshe çfarë patën izrelitët?

po-me-kete-foshnje-shtatemuajshe-cfare-paten-izrelitet?

Rrëfimi tronditës i babait: E mbajta në krahë derisa trupi iu ftoh…

Mbrëmjen e 5 qershorit, në qytetin e Hebronit në Bregun Perëndimor, një ushtar izraelit qëlloi me armë drejt makinës së familjes Abu Haikal. Një nga fragmentet e plumbit goditi në kokë Sam Abu Haikal, i cili atë ditë festonte muajin e shtatë të jetës.

Pas disa orësh në spital, foshnja ndërroi jetë. Babai i tij, Fahed Abu Haikal, 42 vjeç, një pedagog që jeton në Betlehem, tregon se po shoqëronte nënën e tij në Hebron. Në automjet ndodheshin pesë persona: ai, nëna, bashkëshortja Dania dhe dy fëmijët.

“Papritur pashë katër kolonë në këmbë në rrugë, në një zonë palestineze. Ndalova makinën dhe njëri prej tyre ngriti pushkën e qëlloi dy herë drejt nesh. Plumbi i parë goditi xhamin e përparmë, u copëtua dhe fragmentet plagosën tre prej nesh. I dyti goditi kofanon e makinës”, rrëfen ai.

Sipas Fahed, pas të shtënave personat e armatosur u larguan pa u ndalur për të ndihmuar: “Pashë Samin. Një fragment e kishte goditur në anën e djathtë të kokës, kishte dalë nga ana tjetër dhe kishte hyrë në kraharorin e nënës së tij. Dy copëza ndodhen ende në trupin e saj. Edhe unë u plagosa në kyçin e dorës. Ndalova një makinë dhe u nisëm menjëherë drejt spitalit. Pas tre orësh mjekët më thanë se djali kishte ndërruar jetë…”.

Ai kujton me dhimbje çastet e fundit me të birin. “Në orën 22:40 e mbajta për herë të fundit në krahë. Ndjeja temperaturën e trupit të tij që po binte. Vetëm kur e përjeton atë moment e kupton çfarë do të thotë të ndjesh një trup që ftohet. S’ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë dhimbje!”.

Kur pyetet nëse autorët ishin kolonë apo ushtarë izraelitë, Fahed përgjigjet se, sipas tij, dallimi është i vogël: “Mund t’i quani kolonë ose ushtarë. Shpesh janë të njëjtët njerëz, vetëm ndërrojnë uniformën”.

Sipas tij, rreth dhjetë minuta pas incidentit, ushtarët izraelitë u kthyen në vendngjarje, morën kartat e memories të kamerave të sigurisë që filmonin segmentin e rrugës dhe sekuestruan automjetin e familjes, i cili vazhdon të mbahet nga autoritetet.

Ai thotë se në fillim ushtria izraelite e cilësoi ngjarjen si një gabim, ndërsa më pas pretendoi se makina e tij

po përshpejtonte lëvizjen drejt ushtarit dhe përbënte kërcënim. Gazetarët që vizituan vendin e ngjarjes përshkruajnë një rrugë të ngushtë dhe të pjerrët, me trafik të zakonshëm dhe me një ndarëse betoni mes dy korsive, që e bën të pamundur kalimin nga njëra anë në tjetrën.

Dy video të regjistruara nga banorët përmes dritareve të shtëpive, të cilat nuk u sekuestruan, tregojnë një makinë që lëviz normalisht në rrugë dhe një ushtar që qëllon dy herë drejt saj.

Fahed beson se vrasja e djalit të tij nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një klime më të gjerë dhune në Bregun Perëndimor. Ai shmang komentet politike, pasi çështja ndodhet në duart e avokatëve, por shprehet se “shtypja, dhuna dhe krimi nuk zgjasin përgjithmonë”.

Ai shton se ajo që e tronditi më shumë ishte reagimi i njerëzve pas ngjarjes. “Pasi larguan makinën time, jeta në Hebron vazhdoi menjëherë si zakonisht. Dikur do të kishte protesta dhe greva. Sot kam ndjesinë se njerëzit janë mpirë dhe po mësohen me këtë realitet. Por kjo nuk është normale”, përfundon ai. tesheshi

Related posts

Hovenier: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit

Muhamet Ramadani

Kremlini: “Operacioni special” në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha qëllimet

admin

Policia e Qipros Veriore: 8 oficerë u plagosën pasi paqeruajtësit e OKB-së ndërhynë në punimet rrugore

admin