RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Merr fund grushti i shtetit? Mediat ruse: Lukashenko ndërhyn mes Prigozhin dhe Putin, arrihet marrëveshja

merr-fund-grushti-i-shtetit?-mediat-ruse:-lukashenko-nderhyn-mes-prigozhin-dhe-putin,-arrihet-marreveshja

Bjellorusia njoftoi se kreu i grupit Wagner kishte rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.

Yevgeny Prigozhin ka dërguar një audio mesazh duke konfirmuar se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të gjakderdhjes”.

Lëvizja vjen pasi një kolonë e luftëtarëve të tij hyri në qytetin rus të Rostov-on-Don në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se selia ushtarake e qytetit ka shumë të ngjarë të jetë kapur.

Nga atje, grupi u zhvendos në Voronzeh dhe thuhet se mori kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytet.

Raportet sugjeruan se luftëtarët kishin vazhduar deri në autostradën M4. Zyrtarët në Lipetsk – qyteti tjetër në veri të Voronezhit në rrugë për në Moskë – u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda.

“Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Në një ditë udhëtuam, rreth 200 km, për në Moskë. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne i kthejmë kolonat tona në drejtim të kundërt në kampet fushore, sipas planit”, shton Prigozhin në mesazhin e tij audio.

Related posts

Presidenti Erdogan niset për vizitë në Afrikën e Jugut për Samitin e Liderëve të G20

Muhamet Ramadani

“Tregu hallall është rritur përtej 8 trilionë dollarëve”- Emre Ete, nënkryetar I Këshillit Botëror të Samitit Hallall

RTI

U gjet me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit/ Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Austri, ish-bashkëshorti pranon krimin

admin