RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza rritet në 73,335 mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli

numri-i-viktimave-ne-gaza-rritet-ne-73,335-mes-shkeljeve-te-vazhdueshme-te-armepushimit-nga-izraeli

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi në Gaza më 11 tetor, shkeljet e marrëveshjes nga Izraeli kanë vazhduar. Si pasojë, numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023 është rritur në 73,335, shumica gra dhe fëmijë. Gjithashtu, 174,052 persona janë plagosur.

Burimet mjekësore theksuan se bilanci nuk është përfundimtar, pasi shumë viktima ndodhen ende nën rrënoja, në zona ku ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar dy trupa, përfshirë një person që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët, si dhe 29 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka regjistruar 1,209 të vrarë dhe 3,943 të plagosur. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë edhe 803 trupa të pajetë. /mesazhi

Related posts

Reagon Presidenca: Serbia po i detyron serbët e Kosovës të largohen nga institucionet

admin

Pakistan, 16 të vdekur dhjetëra të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë

RTI

Rritet në 37.718 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin