RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA njofton përfundimin e një vale të madhe sulmesh ndaj Iranit

shba-njofton-perfundimin-e-nje-vale-te-madhe-sulmesh-ndaj-iranit

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar një “valë të madhe sulmesh” ndaj Iranit, pas përpjekjeve të djeshme për sulme me raketa ndaj forcave amerikane.

Sipas deklaratës së CENTCOM-it, gjatë operacionit janë goditur dhjetëra objektiva të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë qendra komanduese ushtarake, objekte për raketa dhe dronë, pika të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitete detare.

Komanda amerikane tha se sulmet kishin për qëllim të zvogëlonin më tej kërcënimet që, sipas saj, paraqesin Irani dhe grupet aleate të tij ndaj forcave amerikane, transportit tregtar detar dhe vendeve fqinje të Gjirit.

CENTCOM shtoi se më shumë se 50 mijë ushtarakë amerikanë të vendosur aktualisht në rajon mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përqendruar në misionet e tyre. /mesazhi

Related posts

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Humbin jetën dy persona, të plagosur një grua dhe një fëmijë

RTI

Irani bën thirrje për dialog për të zgjidhur tensionet mes Arabisë Saudite dhe Jemenit

RTI

Miratohet Ligji për kundërvajtje, nga 1 shkurti hyn në zbatim sistemi “Qyteti i Sigurt”

Muhamet Ramadani