RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sfida më e fundit që ky gjenocidist po i bën botës, atë që mund t’ja bëjë dhe Vlorës

sfida-me-e-fundit-qe-ky-gjenocidist-po-i-ben-botes,-ate-qe-mund-t’ja-beje-dhe-vlores

Debati i pritshëm nëse ky anti-empatik vendos të shkel në Shqipëri me urdhërarrest ndërkombëtar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka “forca speciale” të gatshme për të reaguar nëse ai arrestohet gjatë njërës prej vizitave të tij jashtë vendit, pasi dolën thirrje që ai të ndiqet penalisht sipas Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Duke folur në një intervistë me Fox Neës, Netanyahu iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mundësinë e arrestimit në një nga vendet që njohin juridiksionin e GJNP-së. Me atë rast, ai tha se do të vazhdonte të udhëtonte pavarësisht gjithçkaje.

“Ne kemi forca speciale. Nuk do të hyj në detaje, por jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm”, tha Netanyahu, duke shtuar se kërcënime të tilla nuk do ta pengonin atë nga vizitat ndërkombëtare.

Deklarata e tij erdhi pasi kryebashkiaku i Neë York-ut, Zohran Mamdani, tha se nëse Netanyahu do të udhëtonte në qytet, ai duhet të arrestohej në përputhje me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale vitin e kaluar.

Netanyahu i ka hedhur poshtë thirrje të tilla, duke i përshkruar ato si të motivuara politikisht, dhe përsëriti se nuk e njeh juridiksionin e GJND-së mbi Izraelin. Ai theksoi se do të vazhdojë të përfaqësojë vendin e tij jashtë vendit pavarësisht nga ato që ai i quajti përpjekje për frikësim.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​më parë një urdhër arresti për kryeministrin izraelit me dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Gaza. Autoritetet izraelite i mohojnë akuzat dhe pretendojnë se gjykata nuk ka juridiksion mbi Izraelin.

Deklaratat e Netanyahu-t kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar, ndërkohë që ende ka debat se si do të vepronin shtetet anëtare të Statutit të Romës nëse kryeministri izraelit do të vizitonte territorin e tyre.

Ky debat pritet të përfshijë dhe Shqipërinë, pasi ende jo zyrtarisht përflitet se Netanyahu ka kërkuar të vizitojë Vlorën në tetor, për inaugurimin e Muzeut Hebraik, por që nga Rama nuk ka marrë ende një “po”, mundet dhe për këtë arsye.

Por nëse ndodh, Vlorës i bie sërish bara të bëjë historinë e Shqipërisë duke mos e lejuar një turp të tillë. Dhe jo vetëm kaq. Izraelizimi i Shqiprisë po nis nga Vlora, një sfidë e rëndë që po i bëhet këtij qyteti historik që ka përcaktuar fatet e Shqipërisë në kohëra të vështira, duke ja provokuar rëndë pikërisht ndërgjegjen historike e atdhetare të saj. /tesheshi

Related posts

Erdoğan: SHBA-ja dhe Britania përdorën forcë joproporcionale në Jemen

Muhamet Ramadani

Kurti dhe Princi i Kuvajtit flasin për shtim të investimeve në Kosovë

Muhamet Ramadani

Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike

admin