RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Princi i Kuvajtit flasin për shtim të investimeve në Kosovë

kurti-dhe-princi-i-kuvajtit-flasin-per-shtim-te-investimeve-ne-kosove

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në New York nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

Kryeministri Kurti dhe Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, biseduan rreth fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit e rritjes së investimeve.

Fillimisht, në emër të Republikës së Kosovës, kryeministri e falënderoi Kuvajtin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

Në vijim, teksa u trajtua progresi që ka njohur Kosova në vitet e fundit, kryeministri përmendi indikatorët kryesorë të cilët pasqyrojnë zhvillimin ekonomik, si mesatarja prej 6.2% e rritjes ekonomike, e cila u përshëndet edhe nga Princi i Kuvajtit, duke e uruar vendin tonë për hapat zhvillimorë drejt avancimit ekonomik të vendit.

U bisedua dhe mbi potencialin investues në vend dhe mundësinë e zgjerimit të investimeve të kompanive nga Kuvajti në Kosovë në fusha si energjia e ripërtëritshme, agrikultura e infrastruktura.

Kryeministri Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë duke operuar në një ambient të sigurt të të bërit biznes si dhe shtoi mundësinë e mbajtjes së një forumi investitorësh për bizneset në Kosovë.

Related posts

Çmendet burri në Kosovë, godet me thikë të miturin në Prishtinë

admin

Disa pjesë të Austrisë mbulohen nga bora, trashësia deri në 1 metër

Muhamet Ramadani

Xhihadi Islamik: Nuk flitet për ndërmjetësim

admin