RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet izraelite shkaktojnë shkatërrime të mëdha në Gaza

sulmet-izraelite-shkaktojne-shkaterrime-te-medha-ne-gaza

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në disa zona të Rripit të Gazës, ndërsa janë raportuar edhe të plagosur.

Sipas burimeve palestineze, një sulm ajror goditi një objekt në perëndim të Spitalit Al-Aksa në Deir al-Balah, duke dëmtuar rëndë edhe tendat ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur.

Në jug të Gazës, artileria izraelite bombardoi zonat lindore të Khan Junisit.

Ndërkohë, në veri të Qytetit të Gazës, një sulm ajror goditi një shtëpi banimi, duke lënë disa persona të plagosur dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonë. /mesazhi

Related posts

Për herë të parë vendosen tabela në tre gjuhë në Leposaviq

admin

Haga dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, mijëra qytetarë mbushën sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

admin

Biden thotë Iz’raeli i prezantoi Hamasit marrëveshje prej tre fazash për t’i dhënë fund luftës në Ga’za

admin