RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet izraelite shkaktojnë shkatërrime të mëdha në Gaza

sulmet-izraelite-shkaktojne-shkaterrime-te-medha-ne-gaza

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në disa zona të Rripit të Gazës, ndërsa janë raportuar edhe të plagosur.

Sipas burimeve palestineze, një sulm ajror goditi një objekt në perëndim të Spitalit Al-Aksa në Deir al-Balah, duke dëmtuar rëndë edhe tendat ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur.

Në jug të Gazës, artileria izraelite bombardoi zonat lindore të Khan Junisit.

Ndërkohë, në veri të Qytetit të Gazës, një sulm ajror goditi një shtëpi banimi, duke lënë disa persona të plagosur dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonë. /mesazhi

Related posts

Shefi i Pentagonit komunikim në telefon me ministrin rus të Mbrojtjes pas më shumë se 1 viti! Zbardhet biseda, ja çfarë u diskutua

admin

Japonia vë në gatishmëri mbrojtjen raketore pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Muhamet Ramadani

Mohammed bin Salman priti Hillary Clinton-in në Riad

Irfan Jahiu