RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa të vrarë nga të shtënat në një restorant në SHBA, i dyshuari për sulmin i vdekur

disa-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-nje-restorant-ne-shba,-i-dyshuari-per-sulmin-i-vdekur

Disa persona u vranë dhe të tjerë u plagosën të shtunën në një sulm me armë zjarri në një restorant në shtetin amerikan Idaho, sipas zyrtarëve, transmeton Anadolu.

Josh Palmer, zyrtar për informimin publik në Twin Falls, tha se personi i dyshuar për sulmin ka vdekur dhe se të gjitha urdhrat për qëndrim në ambiente të mbyllura janë hequr, raportoi CNN.

Autoritetet nuk kanë publikuar numrin e viktimave apo gjendjen e të plagosurve, por më herët u thanë gazetarëve të CNN-it se të paktën tre persona janë vrarë. Ende nuk është e qartë nëse personi i dyshuar për sulmin është përfshirë në këtë shifër.

“Ne besojmë se kërcënimi për komunitetin ka përfunduar”, u tha gazetarëve shefi i policisë së Twin Falls, Matthew Hicks.

I dyshuari u gjet pranë vendit të ngjarjes dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar identitetin dhe motivin e tij, tha Hicks.

Sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara tregtare të Twin Falls, ku ndodhen hotele, restorante dhe dyqane të mëdha.

Related posts

Dubai po shembet: ç’po ndodh vërtet pas shkëlqimit?

Kushtrim Guraj

Hungaria dhe Serbia pajtohen për ndërtimin e naftësjellësit rus

admin

Jo vetëm infrastrukturën energjitike, Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

admin