RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 13 000 ukrainas ndalohen të largohen që nga fillimi i luftës

mbi-13-000-ukrainas-ndalohen-te-largohen-qe-nga-fillimi-i-luftes

Roja kufitare ukrainase ka ndaluar mbi 13 000 banorë të largohen nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar.

“Në total, më shumë se 9 100 banorë janë ndaluar në kufirin e gjelbër që nga 24 shkurti”, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i agjencisë kufitare, Andriy Demchenko.

Shumica e qytetarëve ukrainas u kapën në kufirin me Rumaninë dhe Moldavinë.

Gjithashtu, 3900 persona të tjerë u ndaluan të kalojnë kufirin në vendkalimet zyrtare me dokumente të falsifikuara. Shumica prej tyre donin të largoheshin drejt Hungarisë ose Polonisë.

Si pjesë e mobilizimit të përgjithshëm në fillim të luftës, ukrainasve nga mosha 18 deri në 60 vjeç, të cilët i nënshtroheshin shërbimit ushtarak, iu ndalua të largoheshin nga vendi, me disa përjashtime. /atsh

Related posts

Iz’raeli pranon përgjegjësinë për ma’sakrën në shkollën e OKB-së në Ga’za, pretendon shënjestronte lu’ftëtarët e Ha’masit

admin

Shkupi përkujton 60-vjetorin e tërmetit katastrofal

admin

Putini kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara, si të SHBA-së

admin