RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nikol Pashinyan riemërohet kryeministër i Armenisë

nikol-pashinyan-riemerohet-kryeminister-i-armenise

Presidenti armen Vahagn Khachaturyan e emëroi të dielën sërish Nikol Pashinyanin në postin e kryeministrit të vendit, transmeton Anadolu.

“Bazuar në nenin 149, pika 1 të Kushtetutës: Emëroj Nikol Pashinyanin kryeministër”, tha Khachaturyan në një dekret të publikuar në faqen zyrtare të presidencës.

Partia “Kontrata Civile” e Pashinyanit fitoi zgjedhjet parlamentare në Armeni në muajin qershor, duke i hapur rrugën atij për të qëndruar në detyrë edhe për një mandat tjetër.

Sipas Kushtetutës së vendit, qeveria dha dorëheqjen pasi Asambleja Kombëtare e sapozgjedhur zhvilloi seancën e saj të parë, ndërsa kabineti në largim vazhdoi të funksionojë në detyrë kujdestare deri në formimin e një qeverie të re.

Pashinyan kishte deklaruar se partia e tij do t’i paraqiste presidentit Khachaturyan kandidatin për kryeministër, ndërsa pritej që kryeministri aktual të drejtonte qeverinë e ardhshme.

Related posts

Presidentja Osmani priti homologun hungarez, Tamás Sulyok

Muhamet Ramadani

OKB-ja e shqetësuar për arrestimet e studentëve në universitetet amerikane gjatë protestave pro Palestinës

admin

Gjermani – I ftohti i skajshëm anulon qindra fluturime

admin