RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reagimet: prodhim apo montim?

reagimet:-prodhim-apo-montim?

Ngatërresa nga Rama e dy fjalëve të shqipes për këto automjete ushtarake

Kryeministri Rama, padashje ose qëllimisht ka ngatërruar dy fjalë në shqip, “prodhimin” me “montimin”.

Shpallur më bujë pak ditë më parë prodhimin e automjeteve ushtarake në Shqipëri, ai u përball me  reagime të shumta ironike në rrjete, të cilat vinin në pah fakt se bëhet fjalë për Toyota e Man të bojatisura në Shqipëri e jo të prodhuara.

Por dhe ai në një reagim të fundit këmbëngul në të tijën:

“Sqarim për urrejtësit kompetentë:

Makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri! Po, me pjesët e këmbimit të marra nga kolosë të industrisë automotive, por kush thotë se ky nuk quhet prodhim nuk di çfarë flet dhe ndërkohë kush mendon se kjo është lojë, le ta pyesë veten si ka mundësi që 30 vende aleate e mike kanë lidhur kontrata blerjeje nga kompania shqiptare?!”

Jo, ky nuk quhet prodhim por montim. Duhet të ketë të paktën, një përqindje pjesësh të prodhuara në Shqipëri për t’u quajtur prodhim, pasuar nga cilësimi “koperues”.

Pra, janë montuar e jo prodhuar në Shqipëri. Dhe këtë shqipja e sqaron shumë qartë. Pra, shqipja që Rama e ka me aq merak.

Sa për blerjen nga vendet e NATO-s, kjo nuk ka fare të bëjë me statusin e tyre mes prodhimit të pretenduar në Shqipëri dhe montimit të qartë. Ngado që të vinin, sigurisht do të bliheshin. /tesheshi.com/  

Related posts

Pas gjashtë muajsh, lufta e Izraelit në Gazë është në udhëkryq

admin

Kurti takohet me Sarrazin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

admin

Finlandë, votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Muhamet Ramadani