RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjendet trupi i alpinistit të njohur nepalez Nirmal Purja pas ortekut në Pakistan

gjendet-trupi-i-alpinistit-te-njohur-nepalez-nirmal-purja-pas-ortekut-ne-pakistan

Ekipet e shpëtimit të dielën gjetën trupin e alpinistit të njohur nepalez Nirmal Purja, i cili së bashku me nëntë alpinistë të tjerë humbi jetën gjatë një ekspedite në veriun e Pakistanit këtë javë, konfirmoi një zyrtar për Anadolu.

Trupi i Purjas u gjet në një lartësi prej rreth 5.700 metrash në malin Broad Peak, tri ditë pasi ai dhe anëtarët e tjerë të ekipit të tij u raportuan të zhdukur pas një orteku, tha Ayaz Shigri, sekretar i përgjithshëm i Klubit Alpin të Pakistanit, organizata zyrtare e alpinizmit në vend.

Shigri tha se deri më tani janë gjetur shtatë trupa dhe pjesë të një trupi të tetë, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit do të vazhdojë për gjetjen e dy trupave të tjerë.

Purja po drejtonte një ekspeditë me dhjetë anëtarë, ku bënin pjesë Nadhira Ahmed Abdullah Al Harthy nga Omani; Sohail Sakhi nga Pakistani; Wang Zhong nga Kina; Mallory Geis nga SHBA-ja; si dhe Pur Bahadur Gurung Yukta, Kili Pemba Sherpa, Nima Sherpa, Nawang Thindu Sherpa dhe Gyalu Sherpa, të gjithë nga Nepali.

Mali Broad Peak, me lartësi 8.047 metra, ndodhet në rajonin verior Gilgit-Baltistan të Pakistanit, i cili është shtëpia e pesë prej 14 majave në botë mbi 8.000 metra, përfshirë K2, ku aksidentet në alpinizëm nuk janë të rralla.

Related posts

Raporti i ekspertëve të OKB-së: Forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë ushtruar dhunë me bazë gjinore

admin

Ushtria japoneze në gjendje gatishmërie për shkak të Koresë së Veriut

admin

Hilli thotë se do të shohë se çfarë mund të bëjë ankesat e shqiptarëve në Luginë

Muhamet Ramadani