RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Fluks i shtuar automjetesh në Morinë, regjistrohen mbi 50 mijë hyrje nga Kosova

fluks-i-shtuar-automjetesh-ne-morine,-regjistrohen-mbi-50-mije-hyrje-nga-kosova

Fillimi i javës ka sjellë një fluks të shtuar të lëvizjeve në kufirin Kosovë–Shqipëri, ku mijëra qytetarë po i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Pas disa ditësh të kaluara në vendlindje, një numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova kanë nisur udhëtimin drejt zonave turistike në Shqipëri. Mes tyre ka edhe shumë pushues që jetojnë në Kosovë dhe kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e muajit gusht.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa autoritetet kufitare po punojnë me procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve. Procedura e lehtësuar zbatohet për automjetet me targa të huaja, të cilat në pjesën më të madhe u përkasin mërgimtarëve të Kosovës.

Ndërkohë, automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalojnë pa kontrolle kufitare, në bazë të marrëveshjes për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve.

Pavarësisht numrit të madh të automjeteve, situata në kufi mbetet e qetë dhe e menaxhueshme. Pritjet nuk i kalojnë 5 minuta, ndërsa qarkullimi zhvillohet normalisht falë organizimit të autoriteteve kufitare.

Fluksi ishte i pritshëm, pasi muaji gusht konsiderohet kulmi i sezonit turistik, kur qindra mergimtarë te Kosoves që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kalojnë pushimet në Kosovë dhe Shqipëri. Vetëm gjatë dy ditëve të para të muajit gusht, që përkuan me fundjavën, në Shqipëri hynë mbi 50 mijë pushues nga Kosova, përfshirë edhe pjesëtarë të diasporës.

Autoritetet presin që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht në fundjavat e muajit gusht, kur pritet një numër edhe më i madh udhëtarësh në të dyja drejtimet e kufirit.

Related posts

FIFA drejt privatizimit? Plani 20 miliardë dollarësh dhe lidhjet me familjen Kushner

RTI

Vendi më paqësor në botë ndodhet në Europë

admin

Kryeministri grek paralajmëron krizë energjetike dhe inflacioni të shkaktuar nga kriza në Hormuz

Kushtrim Guraj