RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me mbështetje të Turqisë do të restaurohet xhamia osmane e Muradies në Vlorë

me-mbeshtetje-te-turqise-do-te-restaurohet-xhamia-osmane-e-muradies-ne-vlore

Në qytetin e Vlorës ka nisur tashmë puna me qëllim restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë.

Ministri Blendi Gonxhja, tha se projekti, i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) synon restaurimin dhe ruajtjen e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore.

Gonxhja njoftoi se punimet do të nisin së shpejti duke u zbatuar sipas standardeve bashkëkohore të konservimit dhe restaurimit, me respekt të plotë për autenticitetin dhe integritetin historik të monumentit.

Ky investim do të kontribuojë në mbrojtjen e një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Vlorës, duke garantuar ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të tij për brezat e ardhshëm, thuhet nga ministria.

Xhamia shekullore e Muradies, ndodhet në Vlorë dhe është ndërtuar nga Mimar Sinani.

Sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, xhamia është ndërtuar në vitin 1542 me urdhërin e Sulltan Sulejmanit. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit.

Related posts

Kolonë të paligjshëm hebrenj, kriminalisht drejt Gazës me flamuj izraelitë

Hevzi

Në ballafaqimin me rrezikun e thatësirës, Franca shpall planin e kursimit të ujit

Muhamet Ramadani

Kosovë, qytetarët serbë të shqetësuar për vendimin e largimit të dinarit

Muhamet Ramadani