RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në ballafaqimin me rrezikun e thatësirës, Franca shpall planin e kursimit të ujit

ne-ballafaqimin-me-rrezikun-e-thatesires,-franca-shpall-planin-e-kursimit-te-ujit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur një plan të kursimit të ujit për të trajtuar kërcënimin e thatësirës pasi pranvera më e ngrohtë çon drejt një vere të gjatë, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, Macron tha se çdo rajon i Francës do të miratojë masa për shpërndarjen më të mirë të burimeve të ujit, duke shtuar se një aplikacion i ngjashëm me aplikacionin e energjisë ‘eco-watt’ i përdorur gjatë dimrit do të ndihmojë në këtë.

Presidenti francez tha se plani do të zbatohet në çdo sektor, duke përfshirë të energjisë, turizmit, industrisë dhe bujqësisë. Ai paralajmëroi “situata të rënda të fatkeqësive verën e ardhshme” në disa qytete dhe njoftoi 180 milionë euro të ndara për t’u dhënë përparësi atyre.

“Përveç urgjencës për këtë verë, ky është një plan afatgjatë i kursimit dhe efikasitetit. Qëllimi është reduktimi i konsumit të ujit në të gjithë sektorët me 10 për qind deri në vitin 2030”, tha Macron.

Duke e quajtur ujin një të mirë publike, Macron paralajmëroi një politikë progresive çmimesh.

“Përtej një niveli të caktuar të konsumit, çmimi për çdo metër kub do të jetë më i lartë, me qëllim për të inkurajuar kursimin”, shpjegoi ai.

Macron gjithashtu njoftoi një program investimi për të përshtatur centralet bërthamore ndaj ndryshimeve klimatike, duke theksuar se 12 për qind e ujit të konsumuar në Francë është tek impiantet.

Ai theksoi se vendi aktualisht ri-përdor vetëm 1 për qind të ujit, një nivel që ai synon ta rrisë në 10 për qind deri në vitin 2030.

“Ne kemi vendosur të nisim 1 mijë projekte në 5 vite për ta ri-cikluar dhe ri-përdorur ujin. Ne duam të ri-përdorim 300 milionë metra kub ujë”, tha ai.

Franca në gatishmëri për rrezikun e thatësirës

Javën e kaluar, ministri francez i Tranzicionit Ekologjik, Christophe Bechu, tha se Franca është në një “gjendje alarmi” për rrezikun e thatësirës këtë verë, ndërsa autoriteti i motit “Meteo France” theksoi se vendi këtë dimër regjistroi një thatësirë historikisht të rëndë, respektivisht pa reshje për 32 ditë që nga 21 janari.

“Kjo shkakton që toka të thahet, e cila tashmë ishte e dobësuar nga thatësira e verës së vitit 2022”, tha autoriteti i motit.

“Meteo France” gjithashtu tha se nivelet e ujërave nëntokësore që nga 1 marsi janë nën normalen mujore për shkak të mungesës së reshjeve në muajin shkurt.

Related posts

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Kijevë, policia jep detaje të reja për rastin

rezart morina

Bashkëshortja e Julian Assange-it, pas komenteve të presidentit Biden: Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur

admin

Bideni dhe Trudeau ashpërsojnë masat për migrantët – VIDEO

rezart morina