RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

a-u-gjet-vaj-palme-ne-qumeshtin-vita?-–-flet-ministri-muja

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka thënë se nga rezultatet laboratorike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është gjetur vaj palme dhe në produktet e qumështores “Vita”.

Ai ka thënë se këtë gjë nuk e kanë mohuar as pronarët e kompanisë.

Muja në konferencën për media, ka thënë se kjo qumështore ka plasuar në treg produkte si qumësht, por që kanë përmbajte vaj palme e në disa raste dhe qumësht pluhur.

“Pa asnjë fije dyshimi. Ne i trajtojmë objektet e kontrollit, ato kanë aprovim për aktivitetet të qumështit dhe pa fije dyshimi tashmë. Nuk ka qenë kontestuese as nga ata që kanë përdorur vaj palme në produkte. Qumështorja “Vita” është konstatuar që përmban, ka plasuar në treg, produktet të cilat janë parketuar, tregtuar si qumësht, por në esencë përmbajnë vaj palme dhe në raste qumësht pluhur”, tha ai.

Muja u shpreh se çdo shkelje e gjetur do të trajtohet sipas ligjit.

Related posts

Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën e pestë të Ramazanit

Irfan Jahiu

OKB-ja: Mbi 32 mijë palestinezë janë zhvendosur nga sulmi izraelit në veri të Bregut Perëndimor

RTI

Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

admin